×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Grida Duma: Qesharake të dëgjosh Edi Ramën kur thotë se pa të s’ka vaksina

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 7:17

    Kryeministri, Edi Rama, e ka ndërtuar të gjithë fabulën e kësaj fushate zgjedhore me vaksinimin dhe rindërtimin, duke i shitur si dy sukseset më të mëdha të qeverisë së tij dhe që sipas tij do të priten në mes nëse ai nuk merr një mandat të tretë në 25 prill.


    Kandidatja për deputete e PD-së në Tiranë, Grida Duma, në një intervistë për Rtv Ora thotë se është qesharake të dëgjosh një kryeministër të thotë që pa mua nuk ka vaksina.

    Duma thotë se me një qeveri të drejtuar nga PD jo vetëm vaksinimi do të vazhdojë por do të jetë dhe i një cilësie tjetër.

    Duma: Patjetër që jo vetëm i dimë por edhe i prisnim, kështu ka nisur dhe ka bitisur. Janë qesharakë kur thonë pas nesh nuk ka më vaksina kur problemi më i madh është çfarë lloj vaksine sollën, sa të sigurt janë qytetarët për të. Edhe 10 vaksinat e para që erdhën me vrap, nuk u mor vesh nga erdhën, u keqpërdorën për të mbyllur çështjen e Nusretit por bënë një dëm më të madh, mosbesimin te vaksina. Vaksina kineze apo jo kineze? Nuk dua të hyj te kjo se gjithësesi vaksinë mbetet.Të jenë të bindur qytetarët shqiptarë se nga të gjitha mundësitë që kemi ne jo vetëm vaksinimi do të vazhdojë, por vaksinim i një cilësie tjetër.

    Ashtu si Rama bllokoi të gjitha fondet e BE të vinin në Shqipëri dhe foli për plane ruse etj, ashtu bëri dhe me vaksinën, përfundoi në Kinë. Nuk është kjo strategjia e PD, Lulzim Basha i ka dyert e hapura në Bruksel dhe në Bundestagun gjerman. Vaksinat që do të sjellim në vijim ne do të jenë të nivelit perëndimor të BE, nuk flitet më për kineze apo jo. Vetë kinezët kanë thënë se eficenca e vaksinës kineze është 50%. Nuk meritojnë shqiptarët, një popull që taksohet pa fund dhe ka fonde që mund ta blejë ti jepet cilësia e vaksinës së duhur për kaq popullatë sa ka mbetur në vend? E meritojnë dhe mundet.

    Njësoj edhe për rindërtimin, Duma thotë se po përdoret nga PS për qëllime elektorale.

    Madje ajo evidenton edhe abuzime me këtë proces, duke denoncuar se në Rrogozhinë janë përfituese 1700 familje në një kohë që nuk ka pasur realisht tërmet.

    Duma: Lidhur me rindërtimin, është përdorur me 2 milionësha, 3 milionësha dhe 5 milionesha të vjetër kudo. Njerëzit nuk mbarojnë dot punë me 2 milionë pas tërmetit. Në Rrogozhinë 1700 familje përfitojnë ku nuk ka pasur realisht tërmet, po përdoren për efekte elektorale. Shqiptarët janë mësuar që po erdhën dy muajt e fundit shkojnë dhe i blejnë. Sa më shumë ata bëjnë gabime aq më të qartë jemi ne se njerëzit vijnë drejt ndryshimit dhe PD.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!