×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vaksinimi, Rama: Përfshijmë ushtrinë dhe studentët e infermierisë në proces

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 15:25

    Këtë të enjte ka nisur vaksinimi anti-COVID në qytetin e Beratit. Në nisje të procesit të vaksinimit në këtë qytet kanë qenë të pranishëm kryeministri Edi Rama si dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.


    Kryeministri Edi Rama u shpreh se shpreson që shumë shpejt në ditët në vijim të kemi lajme të mira sa i takon ardhjes së dozave dhe shtrirjes së procesit të vaksinimit.

    “Shpresoj shumë që në ditët në vijim, pa u bërë ditë e javë të tëra, të kemi lajme të mira për rritjen e sasive dhe shtirjen e vaksinimit. Duhet të përgatitemi që të kemi një rrjet kapilar, jo vetëm me qendrat shëndetësorë, por të përfshijmë por të përfshijmë dhe ushtrinë, studentët e infermierisë. Gjithë këtë periudhë të pranverës ta kthejmë në një periudhë vaksinimi intensiv dhe t’ia dalim që të kemi një pozicion shumë lart nga eficenca e bërjes së vaksinës”, tha Rama.

    Gjatë vizitës, ministrja Ogerta Manastirliu tha se do të ketë 500 infermierë e studentë të infermierisë dhe infermierë të ushtrisë që do të trajnohen që të jenë gati që të përfshihen në procesin e vaksinimit.

    “Do të ketë dhe 500 infermierë e studentë infermieri që do të trajnohen në “Air Albania” që të jenë gati”, tha Manastirliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!