×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdekje nga vaksinat në Shqipëri? Reagon ashpër kryeministri Rama

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 17:00

    Gjatë një prononcimi për mediat nga qyteti i Korçës, kryeministri Edi Rama ka folur edhe rreth vdekjeve të ndodhur në vendin tonë të dy personave që kishin marrë më parë vaksinë anticovid.


    Rama u është përgjigjur akuzave duke thënë se janë të pabaza dhe nuk mbështeten në asnjë të dhënë.

    Ndërkohë ai ka hedhur akuza edhe ndaj opozitës duke thënë se ata janë me fatkeqësitë që ndodhin dhe jo me zgjidhjen e tyre.

    “Është një tjetër e re që është shumë e vjetër. Ka një përmbytje janë më përmbytjen. Ku ka tërmet janë me tërmetin. Kur ka virus janë me virusin. Arrihet sa të flitet edhe për vdekjet nga vaksinat. Pa asnjë bazë, pa asnjë analizë thjeshtë për të përhapur panik. Për të vazhduar avazin e këngës nga Saliu ku Luli varet kokë e këmbë. U bë gjithë ajo zhurmë për AstraZenenca. Vijon kudo. Ne vazhdojmë vaksinojmë ata vazhdojnë infektojnë. Ata vijojnë për mos vaksinimin. Do të jetë vula që do u mbetet kësaj fushate.” tha Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!