×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes 30-vjeçari pasi biçikleta e tij u godit nga makina, drejtuesi i automjetit largohet nga vendngjarja

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 8:24

    Një person që udhëtonte me biçikletë ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes në një aksident rrugor që u regjistrua në fshatin Qenas të Fierit.


    Sipas policisë, viktima Q. M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Mbrostar po lëvizte me biçikletë, kur u përplas nga një makinë, në afërsi të një pike karburanti.

    Drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident u largua nga vendngjarja dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!