×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes e moshuara në Kurbin, dyshime për koronavirus

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 14:55

    Një 72-vjeçare ka gjetur vdekjen mbrëmjen e kaluar në qendrën shëndetësore të Mamurrasit në Kurbin.


    E moshuara nga Mamurrasi ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore me shenja gripale dhe ka ndërruar jetë.

    Pritet përgjigjia e analizave, pasi ka dyshime për koronavirus.

    Ky fakt ka shqetësuar dhe personelin mjekësor të cilët janë në pritje të analizave.

    Nuk dihet nëse e moshuara ka pasur historik udhëtimi në Itali pasi familjarët nuk janë treguar bashkëpunues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!