×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes shqiptari që ju bë atentat në plazhin “Bora Bora”

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 12:57

    Pas dy ditëve betejë për mbijetesë, 38-vjeçari, S.SH., nuk ka mundur t’i shpëtojë atentatit të së dielës në një nga plazhet e Italisë.


    Shqiptari u ekzekutua në mesin e njerëzve për motive që pretendohet për shkak të së kaluarës kriminale. 38-vjeçari i njohur edhe me epitetin Simone qëndroi për 48 orë i intubuar në një nga spitalet e Romës, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

    Ai u qëllua të dielën rreth orës 10 e gjysmë të paradites teksa po frekuentonte plazhin “Bora Bora” në rrethinat e kryeqytetit.

    Një person me rroba sportive i shoqëruar nga një tjetër me motor hapi zjarr ndaj 38-vjeçarit.

    Fishekët e kalibrit 7,65 mm goditën shqiptarin në shpinë dhe një tjetër në shtyllën kurrizore, duke terrorizuar plazhistët e duke e lënë të paralizuar viktimën, ndërsa agresorët u zhdukën mes turmës pa lënë gjurmë.

    Shehaj ishte i afërt me pronarët e plazhit privat ku ai u ekzekutua. Njëra ishte bashkëjetuesja e tij, një grua 30-vjeçare me të cilën ai kishte një djalë tre vjeç. Për hetuesit e ngjarjes, vrasja e shqiptarit mund të jetë një larje hesapesh pas prishjes së pazareve të drogës.

    38-vjeçari me vendlindje në Ballsh të Fierit rezultonte i njohur për autoritetet pasi ishte liruar dy muaj më parë nga arresti shtëpiak pasi ishte dënuar me 2 vjet e gjysmë burg për transportin e rreth 5 kilogramëve lëndë narkotike.

    Zona e Tarvajanikës ku atij iu krye atentat të dielën gjithashtu ishte objekt i operacioneve të shpeshta nga antimafia italiane. Nga pistat paraprake, ai mendohet se nuk ishte pjesë e grupeve të mëdha kriminale në kryeqytet./oranews

    Lexo me shume: https://rtv21.tv/vdes-shqiptari-qe-ju-be-atentat-ne-plazhin-bora-bora/?fbclid=IwAR1AoaAcjwhiuxP9gsLXhz4TpE91PxJq59ETRiWDKNzKjSzkKzgkyvgx6LY
    © RTV21.tv

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!