×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vetura përplaset me shtyllën, përfundon e përmbysur në mes të rrugës

    Reporteri
    25 Gusht 2019 | 22:22

    Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në Fier.


    Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur rruga Çelidrad, ku një automjet tip Audi me targa AA 444 MI është përplasur me shtyllën dhe ka përfunduar i përmbysur në rrugë.

    Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në makinë, transmeton oranews.

    Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte drejtuesi i automjetit.

    Policia shkoi në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit si dhe për të shmangur trafikun e automjeteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!