×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vjedhje “sy për sy” në Gjirokastër, hajduti futet si klient dhe merr byzylykun e floririt

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 20:56

    Një vjedhje “sy për sy” ka ndodhur në një argjendari në Gjirokastër.


    Nga pamjet e siguruara shihet momenti kur një person futet si klient për të blerë dhe vjedh një byzylyk floriri.

    Me qetësi ai merr byzylykun nga kutia dhe e fut në xhep. Kamerat e sigurisë në argjendari kanë filmuar të gjithë skenën dhe pamja e autorit është e qartë.

    Pasi merr byzylykun e kushtueshëm, hajduti largohet i qetë nga dyqani. Ndërkohë, pronarët kanë bërë denoncim në polici për vjedhjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!