×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vlora prej një jave pa traget drejt Brindisit, penalizohen qytetarët

    Reporteri
    08 Tetor 2019 | 14:47

    Prej 7 ditësh, trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka ndërprerë punën, duke penalizuar qytetarët. Për këtë situatë janë njoftuar autoritetet italiane dhe shqiptare.


    Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, ka kërkuar që këto institucione të marrin masa për zgjidhjen e situatës.

    Mamaj: I kërkuar konsulles të njoftojë palën italiane dhe të marrë masat e duhura që trageti të jetë i disponueshëm. Do të njoftojmë dhe dikasteret përkatëse në qeverinë shqiptare me qëllimin që kjo situatë të mos përsëritet.

    Për zgjidhjen e situatës është tentuar futja në këtë itinerar i operatorëve të tjerë por mjeti lundrues që do ta zëvendësonte tragetin aktual nuk i përmbushte standardet.

    Mamaj: Nuk plotëson kushtet për të udhëtuar, qeveria shqiptare dhe ministria nuk i ka dhënë leje. I kanë përfunduar të gjitha licencat dhe nuk është traget i sigurt.

    Trageti i linjës Vlorë-Brindisi kishte kërkuar leje për ndërprerjen e punës për pesë ditë, por nuk e ka respektuar afatin.

    Situata e cila dëmton qytetarët është e përsëritur, ndërkohë që ndërprerja e punës ka paralizuar lëvizjen e pasagjerëve, por edhe aktivitetin e bizneseve.

    Kompania ka deklaruar se ndërprerja e punës së tragetit lidhet me një remont që po kryen mjeti lundrues, por deri tani nuk ka një zgjidhje për qytetarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!