×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vodhën policinë kufitare të Vlorës, në pranga 4 persona

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 10:43

    Finalizohet në Vlorë operacioni i koduar “Triporti”, ku janë arrestuar 4 persona për kryerjen e një sërë vjedhjesh. Në pranga kanë rënë shtetasit; E.H., 31 vjeç; V.I., 19 vjeç; A.N., 29 vjeç dhe I.L., 18 vjeç, që të gjithë banues në Vlorë.


    Këta shtetas janë arrestuar nga shërbimet e policisë për arsye se më datë 4 Maj 2019, në orët e para të mëngjesit kanë vjedhur Pikën e Bllokimit dhe Ruajtjes së Mjeteve “Triport-Vlorë” duke marrë 3 motoçikleta, mjete të cilat ishin lënë ruajtje nga shërbimet e qarkullimit për veprime të mëtejshme administrative.

    Gjithashtu, nga hetimet e kryera në drejtim të këtyre personave, ka rezultuar se janë autorë të dyshuar për 5 vjedhje të tjera të cilat i kryenin në orët e vona të natës me qëllim që të mos identifikoheshin. Mësohet se 4 personat e arrestuar nuk është hera e parë që vidhnin policinë kufitare, pasi më 8 mars kanë vjedhur dy targa automjetesh. Materialet i janë referuar Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtyre shtetasve. /Tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!