×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasësit e biznesmenit Gramoz Mema ikën malit në Greqi? Gjendet një makinë e djegur në kufi

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 8:07

    Vrasësit e 40-vjeçarit, Gramoz Mema, të dielën në Ksamil mund të këtë kaluar drejt Greqisë. Dyshimet janë forcuar pasi një makinë që besohet se u përdor për krimin u gjet e djegur në kufirin shqiptaro-grek.


    Një makinë e djegur në kufirin greko-shqiptar, ka ngritur dyshimin e autoriteteve se ajo është përdorur në vrasjen Gramoz Memës, mbrëmjen e së dielës në Ksamil.

    Mjeti tip “Ford” mësohet se u gjet mëngjesin e së martës në vendin e quajtur “Kataeto”, në territorin e Bashkisë kufitare të Konispolit.

    Ajo dyshohet se është makina në të cilën katër personat e përfshirë në krim, sipas pamjeve të kamerave të sigurisë e pritën disa orë 46-vjeçarin para se njëri prej tyre ta ekzekutonte me 7 plumba në derë të banesës.

    Pas krimit, nga Ksamili autorët mendohet të kenë kaluar Butrintin duke përdorur lundrën dhe më pas përmes aksin rrugor Vrinë-Ciflik kanë arritur në vendin quajtur “Kataeto”.

    Aty kanë djegur makinën për të shkatërruar çdo provë biologjike që mund të kenë lënë.

    Për momentin nuk konfirmohet nësë brenda makinës së djegur është gjetur arma tip pistoletë me të cilën u ekzekutua 46-vjeçari, siç ka ndodhur pas krimeve të tjera ku është përdorur kjo skemë.

    Nga zona kufitre dyshohet se autorët kanë kaluar kufirin e gjelbër dhe kanë zbritur në vendin e quajtur “Loridha” në Sajadhë të Igumenicës.

    Gramoz Mema kishte punuar për disa vite në Angli e Greqi, ndërsa në Ksamilit njihej si pronar i një lokali.

    Hetimet për atentatin janë shtrirë nga konfliktet e së shkuares deri tek përplasjet që ai mund të ketë patur në biznesin në zonën turistike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!