×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja e Nardit të Bujtinave, i arrestuari: Ia dhashë makinën autorit, por s’e dija se do bënte vrasje

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 17:00

    24 orë pas arrestimit, tre të arrestuarit e akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e Ferdinand Polisë kanë dhënë dëshminë para grupit hetimor.


    Dy vëllezërit Gilbert Toma 26-vjeç e Kleandro Toma 29-vjeç dhe Alfred Martini 20-vjeç kanë mohuar lidhjen me autorin e vrasjes. Report Tv mëson se ata janë shprehur se nuk kanë lidhje me vrasjen dhe hedhin poshtë cdo akuze për bashkëpunim të ngritur ndaj tyre.

    Alfred Martini ka pranuar se i ka dhënë makinën e tij autorit të vrasjes me inicialet K.S ditën e ngjarjen, por thotë se nuk e dinte se kishte planifikuar vrasjen. “Makinën më datë 20 mars në mëngjes ja kam dhënë shtetasit K.S. por nuk e dija që ai kishte planifikuar vrasjen” tha ai. Makina tip Audi u gjet e braktisur pas vrasjes.

    Policia i akuzon se tre të arrestuarit ndihmuan autorin e vrasjes, K. S. 27-vjeç, që ndodhet në kërkim. Të arrestuarit, sipas policisë i siguruan armët dhe makinën dhe e kanë strehuar pas vrasjes autorin. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumente të ndryshme.

    Polia u ekzekutua me breshëri para një jave në Shkodër. Vëllai i Nard Polisë, biznesmeni që mbeti i vrarë nga një atentat në Shkodër, është shprehur se nuk njeh asnjë nga të arrestuarit e ndaluar nga policia lidhur me vrasjen e të vëllait. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!