Vrasja në Kavajë, iu gjet drogë në banesë, Marsida Qatja rrezikon 5 vite burg

Marsida Qatja merret nën hetim nga Prokuroria e Kavajës lidhur me akuzën e përshtatje të ambienteve për përdorim të drogës, pas ngjarjes së ndodhur në Kavajë pak ditë më parë.


Referuar Nenit 285/a të Kodit Penal, Qatja akuzohet nga Prokuroria për përshatje të banesës për grumbullimin e personave me qëllim konsumimin e substancave narkotike, dhe ajo rrezikon të dënohet deri në 5 vite burg.

Më 9 tetor, Dritan Haxholli u vra nga Bledar Toçi në banesën e Marsida Qatjas, dhe grupi hetimor gjeti një pjatë të bardhë e cila ishte përdorur për përgatitjen e kokainës. Më pas, hetimet nxorën se kokainën e kishte sjellë shefi i sigurisë në burgun e Durrësit, Bledar Toçi.

7 doza kokaine u gjetën në banesën e vëllait të këtij të fundit, Benard Toçit pas vrasjes, por ka dyshime se ai kishte me vete kokainë dhe në banesën e Marsida Qatjas pasi u gjetën sende të cilat ishin përdorur.

Qatja ose ”molla e sherrit” për vrasjen e mbrëmjes së 9 tetorit, dëshmoi fillimisht në Polici se është konsumese e lëndëve narkotike ndërsa më pas për mediat deklaronte të kundërtën se nuk ishte përdoruese e drogës dhe se në banesën e saj nuk kishte kokainë.

Pas Bledar dhe Benard Toçit të cilët akuzohen për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” tashmë dhe Marsida Qatja akuzohet për përshtatje të banesës për përdorim lëndësh narkotike.

Madje ende si pistë për vrasjen e Dritan Haxhollit mbetet edhe përplasja për shkak të pazareve të drogës.