×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja në Vlorë, flasin fqinjët

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 17:05

    Vrasja e 22 vjecarit Sotiraq Mëhilli është një ngjarje tepër e rëndë për familjarët e tij, të cilët ende vuajnë vdekjen e babait të të riut.


    Xhaxhai i Sotiraqit tregoi për gazetarin Enrik Mehmeti se djali nuk ishte njeri problematik dhe se punonte me traktor në fshat për të mbajtur familjen.

    Një tjetër i aferm i viktimës, i cili njihte edhe Eno Matën, pohon se atentati mund të jetë pasojë e të shkuarës kriminale të Eno Matës në Greqi.

    Sipas tij i gjithë fshati e dinte qe 32 vjeçari ndiqej nga policia greke, raporton balkanweb.

    Banore të fshatit Poro shprehen se të dy djemtë që u bënë objektiv i atentatit ishin të qetë në fshat dhe nuk shkaktonin probleme.

    Policia po heton për ngjarjen, hetime nga të cilat pritet të sqarohet motivi dhe objektivi i atentatit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!