×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja në Vlorë, publikohet foto e çiftit

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 16:08

    Shënohet një tjetër viktimë në Vlorë nga krimi brenda familjes. Burri ka masakruar gruan pas një konflikti në familje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë mesditën e sotme.


    Viktima është Laureta Sulo 44-vjeçe, ndërsa autori është Lavdosh Sulo 56-vjeç. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës, ku çifti kishte edhe një servis dhe ku punonin të dy.

    Shqiptarja.com siguron fotot e viktimës e të autorit dhe pamjet nga banesa ku ndodhi krimi.

    Rreth orës 13:00 pas një konflikti në banesë 56-vjeçari e ka qëlluar disa herë në kokë bashkëshorten me sëpatë dhe thikë në fyt, e cila u dërgua në spital me shpejtësi, por ndërroi jetë në orën 13:30 si pasojë e plagëve të marra.

    Ndërsa sipas policisë, 44-vjeçarja është qëlluar me levë. Autori mësohet se e ka lajmëruar vetë policinë pas ngjarjes, ndërsa është arrestuar nga blutë e qytetit të Vlorës.

    Çifti Sulo ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, ndërsa shkak i konflikteve të shpeshta që çuan deri në vrasjen e gruas nga të dhënat e para mësohet se ka qenë xhelozia.

    Lavdosh Sulo dhe Laureta Sulo

    Lavdosh Sulo 56-vjeç masakroi gruan Laureta Sulo 44-vjeç me sëpatë dhe thikë duke e vrarë.

    Shkak i konfliktit mësohet se ka qenë xhelozia në çift prej kohësh, ndërsa në 2012 autori kishte qenë proceduar për dhunë në familje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!