×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrau gjyshin për 1 milionë lekë, zbulohen bashkëpunëtorët e 17 vjeçarit shqiptar

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 9:27

    Policia ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi akuzohet si njëri nga bashkëpunëtorët për shitjen e armës së krimit 17-vjeçarit Vangjel Kapllani, i cili vrau gjyshin në datë 27 shkurt të këtij viti. R.L. 23 vjeç banues në fshatin Risili në Vlorë ishte në kërkim nga policia, ndërsa dje është arrestuar.


    Gjithashtu për ngjarjen deri tani në burg është edhe Marjus Alushaj 28 vjeç, shoku me të cilin Vangjel Kapllani foli për të blerë armën, ndërsa L.M. dhe Florjan Xhyvelaj janë në detyrim paraqitje. Gazeta Shqiptarja.com zbardhi dosjen e plotë.

    Kapllani ishte rritur nga gjyshërit pasi babai i tij kishte vdekur në një aksident rrugor duke e lënë 3 vjeç, ndërsa nëna kishte ndërruar jetë disa vite më vonë për si pasojë e një sëmundje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!