×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrau me breshëri kallashnikovi gruan, gjykata lë në burg Koço Buzon

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 13:42

    Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për ish-policin Koço Buzo i cili qëlloi për vdekje dy ditë më parë bashkëshorten e tij Liljana Buzo, 54 vjeçe, teksa plagosi dy persona të tjerë.


    Bëhet me dije se për Buzo është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”.

    Më herët p rokurori Petref Asllani kërkoi masën arrest me burg dhe këtë masë ka lënë në fuqi edhe gjyqtari Bujar Musta. Bajram Kllogjeri, avokati i të pandehurit e ka pranuar masën e dhënë nga Gjykata duke e cilësuar mjaft të rëndë krimin e kryer nga klienti i tij.

    Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 6 maj pranë Gjykatës së Elbasanit, ku do të vendosej për divorcin e çiftit që kishte prej vitesh konflikte.
    Është bërë publike se viktima Liljana Buzo ishte larguar që nga fillimi i këtij viti nga shtëpia, për shkak të dhunës së vazhdueshme psikologjike e fizike të ushtruar nga bashkëshorti i saj, Koço Buzo. Ditën e enjte, kur ishte caktuar ballafaqimi i palëve në gjykatë, dy djemtë e çiftit po shoqëronin të ëmën për në gjykatë, ku do zhvillohej seanca e parë e çështjes pas denoncimit të bërë për ushtrim dhune për 58-vjeçarin Koço Buzo ndaj bashkëshortes së tij. Seanca dështoi, pasi bashkëshorti i akuzuar si dhunues nuk është paraqitur në seancën gjyqësore, edhe pse kishte konfirmuar praninë e tij pas marrjes së njoftimit zyrtar.

    58-vjeçari ka ndjekur fshehurazi lëvizjet e bashkëshortes dhe dy djemve të tij dhe, pasi ato kanë hyrë në Godinën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit.Në momentin që bashkëshortja e tij, Liljana Buzo, e shoqëruar nga dy fëmijët, kanë dalë nga gjykata dhe po ecnin në rrugën, ku ai i kishte zënë pritë, ka qëlluar menjëherë mbi të me breshëri kallashnikovi. Sikur mos të mjaftonte kjo, ai i ka ngulur edhe thikën në grykë. Buzo plagosi gjithashtu edhe një avokat dhe një kalimtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!