Vrau shokun 22-vjeçar, shqiptari: M’u duk se ishte derr

Mbrëmjen e së enjtes një ngjarje e rëndë ndodhi në Bulqizë ku mbeti i vrarë 22-vjeçari Elidon Basha.


Në fillim u tha se 22-vjeçari ishte qëlluar me armë gjahu, por më vonë u zbulua se i ndjeri kishte vetëm një plagë të marrë nga një armë zjarri kallashnikov dhe jo çifte gjahu.

Për këtë ngjarje policia shoqëroi mikun e tij Klodian Kola 27-vjeç i cili tha se e kishte qëlluar nga pakujdesia Bashën, por pak më vonë ai hodhi poshtë këtë variant duke thënë se ai dhe Elidoni ishin qëlluar nga persona të tjerë të paidentifikuar. Sikur të mos mjaftonte kjo dëshmi e rremë, ai vazhdoi duke thënë se ata të dy kishin dalë për gjah derrash dhe nuk e kishte dalluar dot.

“Unë me Elidonin po gjuanim për derra në Kodrën e Danit. Diçka lëvizi përballë meje dhe unë qëllova. M’u duk se ishte derr. Brenda pak sekondave dëgjova britmat e Elidonit. Shkova shpejt pranë tij dhe pasi kërkova dhe ndihmën e banorëve të fshatit e dërgova në spital. Ishte rëndë shumë”, u tha Kola efektivëve të Policisë Bulqizë.

Klodian Kola akuzohet për ” Vrasja nga pakujdesia”, “Armëmbajtje pa leje”,”Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”, ndërkohë janë shoqëruar dhe prindërit e tij të cilët akuzohen për veprën penale “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.