×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vritet një person në Tiranë

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 20:48

    Një person është vrarë me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në kodrat e liqenit të Tiranë rrethorës 18:15. Viktima mësohet të jetë 62-vjeçari me iniciale H.B është gjetur i vrarë në këtë zonë me armë zjarri.


    Mediet shqiptare bëjnë me dije se 62-vjeçari po vraponte i shoqëruar nga djali i tij i mitur, ku dhe është bërë atentati. Mendohet se 62-vjeçari u vra nga dy persona të maskuar. Ndërsa dyshohet se njëri nga autorët të jetë shtetasi I.H nga Fieri.

    Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ambulanca dhe priten të tjera detaje në vijim.

    “Rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!