×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbardhet dëshmia e gruas: Isha ndarë nga Dritani, ai insistonte për marrëdhënie

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 11:22

    Zbardhet dëshmia e gruas Marsida Qatja, në banesën e të cilës u vra me armë zjarri shtetasi Dritan Haxholli, qëlluar me armën e shërbimit nga polici Bledar Toçi, që mbeti edhe vetë i plagosur.


    “Panorama”, referuar burimeve raporton se gruaja ka dhënë dëshminë e parë lidhur me ngjarjen, duke treguar për raportin që kishte me viktimën.

     

    “Shtetasja Marsida Qatja ka deklaruar se prej kohësh ka pasur marrëdhënie me shtetasin Dritan Haxholli, marrëdhënie e cila sipas deklarimit të saj ka kohë që është ndërprerë por pavarësisht ndërprerjes se marrëdhënies, muajin e fundit shtetasi Dritan Haxholli ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka insistuar për të kryer marrëdhënie me të”.

    Shtetasja Marsida Qatja e ka refuzuar shtetasin Dritan Haxholli, por ai ka këmbëngulur dhe e ka shqetësuar sërish.

    Ajo këtë problem e ka ndarë me shtetasin Bledar Toci paraditen e djeshme dhe ai e ka siguruar se do ta zgjidhte këtë gjë me Dritanin.

    Në mbrëmjen e datës 09.10.2019 shtetasi Bledar Toci ka shkuar në banesën e shtetases dhe ka qëndruar së bashku me të, në prani edhe të dy personave të tjerë, që ishin shokë dhe njëherësh fqinj të Marsidës.

    Rreth orës 23:30 tek banesa e shtetases Marsida Qatja ka shkuar shtetasi Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një arme zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e kuzhinës së banesës së saj.

    Në këto kushte, Marsida ka komunikuar me të dhe e ka ftuar të vinte brenda për t’u sqaruar.

    Sapo ka hapur derën e banesës së saj, Dritani është futur me armë në dorë dhe ka konstatuar se në banesë ndodhej shtetasi Bledar Toci.

    Dritan Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të tij duke plagosur atë. Bledari ka nxjerrë pistoletën që kishte me vete, ka shkëmbyer zjarr me shtetasin Dritan Haxholli i cili ka mbetur i vdekur.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!