×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbardhet dëshmia e shqiptarit të arrestuar për vrasjen e 91 vjeçares italiane

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 13:31

    “Nuk e kam vrarë unë. Nuk ka qënë në atë banesë , kam qënë në një vend tjetër”, kështu ka deklaruar gjatë natës së shkuar shqiptari Sergio Malaj, i arrestuar një ditë më parë me akuzën e vrasjes së 91 vjeçares italiane Diva Compagnucci, ish mësuese në pension, në shtëpinë e së cilës ishte e puënsuar nëna e tij.


    Shqiptari i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të prokurorit Mirko Piloni duke dhënë versionin e tij të fakteve.

    Ai ka deklaruar se nuk ka qënë në atë pallat, nuk ka hyrë në banesën e të moshuarës e nuk e ka vrarë atë.
    I riu shqiptar nuk ka pranuar fajin dhe akuzën edhe pse disa dëshmitarë kanë deklaruar se Sergio Malaj ka qënë atë ditë rreth e qark pallatit e mbi të gjitha kundër tij janë dhe veshjet e ndotura me gjak e gati për t’u larë në lavatrice , të gjetura në banesën e tij.

    Për avokatin mbrojtës Andrea Romani, shqiptari ka dhënë versionin e tij, por ka ende elementë për t’u sqaruar e që priten të zbardhen ditën e hënë 28 tetor ku do të zyrtarizohet dhe urdhëri i arrestimit.

    Sergio Malaj jetonte së bashku me familjen në Tolfa. Ka frekuentuar shkollën e mesme për elektronikë. Për banorët e qytezës prindërit janë njerëz punëtorë e të respektuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!