×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbulohen 21 kg drogë në një banesë, katër në pranga

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 9:20

    Një operacion i policisë së Peqinit i koduar “Progër” ka goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike duke vënë në pranga katër persona dhe duke shpallur në kërkim një tjetër.


    Gjatë kësaj të marte, mbi bazën e informacionit të marrë në rrugë operative, uniformat blu bënë kurorëzimin e operacionit duke vënë në pranga V.A., 25 vjeç, A.A., 19 vjeç, I.A., 22 vjeç, S.S., 30 vjeç, që të katër me banim në Peqin.

    Gjatë operacionit në një banesë të pa banuar policia gjeti dhe sekuestroi rreth 21 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

    Ndërkohë në afërsi të banesës u kapën në flagrancë katër të dyshuarit, të cilët do merrnin lëndën narkotike.

    Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe shtetasi M.P., është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

    Aktualisht nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!