×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zhduket prej 3 ditësh 25-vjeçari në Tiranë, dyshohet se është marrë peng

    Reporteri
    21 Maj 2021 | 8:27

    Një 25-vjeçar nga Dibra është denoncuar i zhdukur prej tri ditësh në Tiranë. bëhet fjalë për të riun Ilir Naim Daka, me origjinë nga Dibra, i cili ka humbur kontaktet me familjarët dhe të dashurën e tij, me të cilën bashkëjetonte në kryeqytetit.


    Denoncimi është bërë nga vëllai i tij, i cili thekson se telefonata e fundit me 25-vjeçarin është bërë në orën 19:00 të datës 17 maj, me të dashurën e tij, ku e kanë lënë që do të takoheshin, pasi të mbaronte punën nga Sheshi “Willson” në drejtim të Rrugës së Kavajës.

    Familjarët e të riut kanë kallëzuar në Policinë e Tiranës, por ata thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe kërkojnë që shteti të nisë kërkimet më të detajuara. Ata kanë dyshime se djali i tyre mund të jetë marrë peng, pasi sipas tyre, Policia e Tiranës ka njoftuar se 25-vjeçari mund të jetë marrë peng.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!