​Të shtunën na pret derbi i madh në Superligën e Kosovës

Pas ndeshjeve ndërkombëtare, tashmë në fundjavë rikthehen ndeshjet në nivel të klubeve.


Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet në aksion për ta zhvilluar xhiron e 27 të saj dhe në program është edhe derbi i madh ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës, shkruan KosovaPress.

Ballkani e kryeson renditjen tabelare me 55 pikë, kurse Prishtina renditet në vendin e tretë me 51 pikë.

Ndeshja do të zhvillohet në Suharekë dhe fillon nga ora 13:00.