Agjenti i Elseid Hysaj ka pranuar interesimin e klubit italian, Roma.
Hysaj është gati për t’u larguar nga Napoli në afatin e janarit.
Agjenti i tij tha se do të jetë në të mirë të Napolit nëse e lejojnë shqiptarin të largohet.
“Ka pasur diskutime me Romen gjatë afatit kalimtar, por ndaluam kur sezoni filloj, por mund të ndodh përsëri transferimi. Mendoj se është në të mirë të Napolit nëse negociojmë në janar, pasi mund ta humbasin si lojtar të lirë. Ka mbetur vetëm një sezon dhe Napoli nuk do të jetë vazhdimi i karrierës, duhet ta lejojnë të largohet”, deklaroi ai, transmeton KosovaPress.
Napoli këtë sezon është në vendin e katër me 13 pikë, gjashtë me pak se lideri Juventus që ende nuk ka humbur këtë sezon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.