×
  • Sport
  • Sport

    ​Ky ishte urdhri që Kajer ua dha bashkëlojtarëve kur Eriksen ra në tokë

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 20:54

    Rasti i Christian Eriksen që ndodhi në ndeshjen Danimarkë – Finlandë ishte shumë trishtues për të gjithë, duke përfshirë lojtarët në fushe, tifozët në stadium dhe gjithë adhuruesit e futbollit nëpër botë.


    Por, jo të gjithë në fushë e humbën kontrollin në atë rast shumë delikat.

    Ishte kapiteni i Danimarkës Simon Kjae ai i cili u përkujdes që të nxirrej më e mira nga situata e krijuar në ato momente.

    Kur Christian Eriksen ra në fushë, Kjær ishte i pari që e ndihmoi atë dhe thirri ekipin mjekësor që të ofrohej shpejt në fushë. Më pas, ai urdhëroi shokët e tij në rolin e kapitenit për të mbuluar Eriksenin ndërsa ai mori trajtim mjekësor dhe më pas shkoi dhe ngushëlloi gruan e Eriksenit, Sabrinan.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!