Kosova e ka nisur me humbje kampanjën për kualifikueset e Botërorit 2022 që mbahet në Katar.
Edhe pse ndeshjen e parë e luajti si vendas në “Fadil Vokrri”, përfaqësuesja jonë pësoi humbje të thellë nga Suedia e Zlatan Ibrahimoviqit me rezultat 0-3.
Suedezët i shënuan dy gola në pjesën e parë përmes Viktor Claesson në minutën e 12-të, pas një asistimi nga Ibrahimoviq, ndërsa i dyti u shënua nga Alexander Isak, në të 35-n, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa në pjesën e dytë për mysfairët për 0-3 dhe rezultatin final të ndeshjes realizoi kapiteni Sebastian Larsson, në minutën e 70-të të ndeshjes nga penaltia.
Pas kësaj ndeshje, më 31 mars Kosova e ka edhe një përballje të vështirë pasi luan me Spanjën.
Pas kësaj fitoreje, Suedia zë vendin e parë me 6 pikë në Grupin B, e ndjekur nga Spanja që renditet e dyta me 4 pikë, Greqia e treta me 1 pikë, kurse Kosova dhe Gjeorgjia nuk kanë pike. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.