×
  • Sport
  • Sport

    15 gola dhe 4 asistime: Një bomber nga Kosova po shkëlqen në Suedi, a do të ftohet në Kombëtare nga Challandes?

    Reporteri
    06 Shkurt 2020 | 11:19

    Sulmuesi nga Kosova, Astrit Seljmani ka vendosur ta rinovojë kontratën me klubin suedez, Varberg BoIS.


    22-vjeçari i lindur në Suedi u transferua te Varberg në verën e kaluar me parametra zero, por që paraqitjet e mira, kanë bërë që drejtuesit e klubit t’ia vazhdojnë qëndrimin.

    Së fundmi, ai ka qenë i lidhur edhe me Helsingborgs, Vendsyssel, por qendër-sulmuesi i talentuar ka vendosur të mbetet në Varberg, raporton Zëri.

    Seljmani ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar katër asistime në 27 ndeshje në ‘Superettan’ edicionin e kaluar.

    Ai ndihmoi skuadrën e tij të inkuadrohet në elitën e futbollit suedez.

    Në rast se ai vazhdon me këtë formë, Seljmani mund të bie në sytë e përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!