×
  • Sport
  • Sport

    15 lojtarë pozitiv me Covid, skuadra arabe kualifikohet në mënyrë surprizë

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 22:07

    Al Hilal arriti të kualifikohej në raundin tjetër të Championsit të Azisë, edhe pse para ndeshjes kishte konfirmuar 15 lojtarë pozitivë me coronavirus.


    Skuadra arabe barazoi pa gola në transfertën e Shar Kodru, por u kualifikua pasi kishte fituar ndeshjen e parë 2-0.

    Al Hilal kishte bërë kërkesë që ndeshja të shtyhej por nuk ishte pranuar nga kundërshtarët të cilët kishin kërkuar luajtjen e sfidës.

    Trajneri Luçesku me shumë vështirësi arriti të siguronte 14 lojtarë në total për këtë ndeshje.

    11 në fushën e lojës dhe tre në stolin e rezervave ku dy prej tyre ishin portierë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!