Fenomeni 17 vjeçar i Barcelonës, Gavi po vlerësohet 25 milionë euro sipas “Transfermarkt”.
Çmimi i tij është po aq sa i futbollistit të njohur të Real Madridit, Eden Hazard, transmeton Reporteri.net.
Vetëm 7 futbollistë në Barcelonë vlerësohen me çmim më të lartë se Gavi.
Futbollistët që vlerësohen me çmim më të lartë se Gavi janë: Frenkie de Jong (€90 million), Pedri (80m), Ansu Fati (60m), Ter Stegen (55m), Dembélé (50m), Memphis Depay (45m) dhe Dest (30m).
Gavi po shihet si e ardhmja e mesfushës së Barcelonës. Përkundër moshës së re, ai tashmë ka luajtur dy ndeshje me kombëtaren e Spanjës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.