Tenistja britanike, Emma Raducanu ka fituar finalen e US Open pas një paraqitjeje fantastike kundër kanadezes Leylah Fernandez.
Bota mbajti frymën në një finale të tensionuar mes dy adoleshentëve të luajtur në US Open, por e cila u fitua vetëm nga Raducanu, e cila është gjysmë rumune dhe gjysmë kineze, e lindur në Kanada dhe që përfaqëson Britaninë.
Raducanu, e cila nuk humbi asnjë set të vetëm gjatë gjithë turneut, bëhet femra e parë britanike që fiton US Open që nga viti 1968 pas fitores së saj ndaj Fernandes me rezultat 6-4, 6-3.
18-vjeçarja ra në gjunjë duke mos besuar para se të ngjitej në tribuna për të festuar me ekipin e saj, pasi kishte mbërritur në Nju Jork thjesht duke synuar një vend në shortin kryesor.
Adoleshentja do të marrë shpërblimin prej 1.8 milionë funtesh – më shumë se tetë herë fitimet e saj aktuale në karrierë – si dhe 2,000 pikë në renditjen e përgjithshme, të cilat do ta lëvizin atë nga pozita e saj aktuale 150 në vendin e 23.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.