Pas humbjes së Kosovës mbrëmë ndaj Çekisë në ‘Doosan Arena’, Arbër Zeneli pranoi një mesazh fyes në rrjetin social ‘Instagram’.
Tifozi kosovar, i cili ishte i frustruar nga rezultati i mbrëmshëm i ‘Dardanëve’, si për çudi i kishte shkruar një mesazh fyes sulmuesit, Zeneli, shkruan Reporteri.net.
Për shkak se Zeneli nuk arriti të luante mbrëmë, pasi tash e sa kohë po përballet me një lëndim të gjurit, tifozi shqiptar ka dal krejtësisht nga vetja.
“E tani i thojna vetit shqiptar”, ka shkruar Zeneli në foton që ka publikuar në ‘Instastory’, duke publikuar edhe mesazhin e rëndë që i ishte dërguar atij.
Më poshtë mesazhi i tifozit shqiptar drejtuar, Zenelit:
Kujtojmë se Zeneli mungon që nga qershori i vitit 2019, pasi këputi ligamentet në ndeshjen me Malin e Zi./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.