Sonte me fillim nga ora 18:00, Kosova dhe Anglia do të takohen për ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe pritet të jetë një atmosferë e ‘zjarrtë’ atje, shkruan Reporteri.net.
Nga e gjithë kjo, shumë tifozë kosovarë nuk kanë mundur të pajisen me biletë për këtë takim, pasi interesim ishte i jashtëzakonshëm dhe se sistemi për shitjen e biletave nuk funksiononte si duhet.
Kështu, një qytetar ka postuar një fotografi, me një pankartë në të cilën shkruan:
“Kemi ardhur nga Suedia për ta ndjekur ndeshjen në Iphone”./Reporteri.net/
Fotografin e keni më poshtë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.