29 nga 32 kombëtare tashmë kanë siguruar biletën për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar në muajt nëntor dhe dhjetor të këtij viti.
Kampioni në fuqi i Evropës, Italia ka mbetur jashtë, pasi u mposht në gjysmëfinale të play-offit nga Maqedonia e Veriut.
Vetëm edhe tri vende kanë mbetur, teksa janë të caktuara edhe kombëtaret që do të luftojnë për ato tri pozita.
Uellsi do të përballet me fituesin e ndeshjes Skoci-Ukrainë, ndeshje kjo që u shty si pasojë e luftës.
Peruja do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Australisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe krejt në fund Kosta Rika do të përballet me Zelandën e Re. /express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.