Ai është vetëm 19 vjeç dhe ka shënuar 26 gola në 18 ndeshje të sezonit 2019-2020, duke tërhequr vëmendjen e gjigantëve të futbollit europian e botëror.
Bëhet fjalë për sulmuesin norvegjez që aktivizohet me austriakët e Salzburgut, Erling Haaland.
Në një intervistë për mediat norvegjeze, sulmuesi 19-vjeçar tregoi se fle gjumë me 5 topa futbolli, të cilët i ka marrë duke shënuar 5 tripleta këtë sezon dhe se kënaqësinë më të madhe e ka kur arrin të shënojë gola.
“Kënaqësia më e madhe është kur arrin të shënosh gol. Unë jam i qetë dhe bëj një gjumë të qetë. Në shtratin tim janë edhe 5 topa futbolli, që i kam fituar gjatë këtij sezoni” tregoi bomberi norvegjez, i cili më pas shtoi se nuk dëshiron të komentojë zërat e merkatos.
Për Haaland kanë shfaqur interes klube të ndryshme si Barcelona, Juventus, Real Madrid, Manchester United, Liverpool, etj., teksa verën e ardhshme pritet një ankand i vërtetë për blerjen e kartonit të tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.