Vedat Muriqi u rikthye shumë shpejtë nga lëndimi i tij që e pësoi në ndeshjen kundër Konyaspor, lëndim ky që bëri t’i humbë ndeshjet e Kosovës për kualifikim në Euro 2020.
Muriqi ndeshje e parë pas rikthimit nga lëndimi e luajti mbrëmë ndaj, Goztepe, i cili dhuroi një paraqitje fantastik, duke asistuar edhe në golin e dytë për skuadrën tij, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq, ai pas ndeshjes u shpreh i lumtur që është rikthyer, por tregon se i duhet kohë për ta rimarrë veten plotësisht.
“Lëndimi që kisha fillimisht parashihej që të mbetesha jashtë fushës pesë deri në gjashtë javë. Ekipi mjekësor në Fenerbahce ka bërë një punë shumë të madhe pasi ditë e natë janë përkujdesur për mua dhe kjo bëri që të rikthehem në fushë”, deklaroi Muriqi pas ndeshjes.
“Për tu shëruar 100% nga lëndimi nevojitet një kohë më e madhe, mirëpo dëshira ime e madhe ishte të jem në fushë për këtë takim”.
“Kam pasur dhimbje të lehta, por më e rëndësishme është që luajta. Për ne sulmuesit nëse kontribuojmë për golat e skuadrës është shumë e mirë”.
“Kemi qëndruar së bashku si skuadër dhe shpresojmë që të jemi edhe javën e ardhshme kështu që të rikthehemi te fitoret”, deklaroi Muriqi për mediat turke pas ndeshjes.