×
  • Sport
  • Sport

    3 ndeshje, 136 minuta, 7 gola – HAALAND futet në histori të Bundesligës

    Reporteri
    02 Shkurt 2020 | 10:42

    Erling Haaland e vazhdoi fillimin e jashtëzakonshëm të jetës në Borussia Dortmund të shtunë në, duke i shënuar dy gola në fitoren e skuadrës së vet 5:0 ndaj Union Berlin.


    Ky dygolësh nënkupton se ai është bërë lojtari i parë në histori të Bundesligës që i shënon shtatë gola në tri ndeshjet e tij të para në këtë garë.

    Çfarë është edhe më e jashtëzakonshme, është fakti se secila nga shtatë goditjet e ish-sulmuesit të Red Bull Salzburg në drejtim të portës, përfunduan në rrjetën e portës.

    19-vjeçari realizoi het-trik në debutimin e tij për Dortmundin kundër Augsburut më 18 janar, pasi ishte futur në lojë në minutën e 56-të, pas transferimit nga Salzburgu.

    Ai i shënoi dy gola të tjera në fitoren e Dortmundit 5:1 kundër Cologne më 24 janar, pasi ishte futur në lojë 25 minuta para fundit.

    Kundër Union Berlinit, Haaland ishte titullar për herë të parë, duke shënuar në të dy pjesët e lojës. Ai e fitoi edhe një penallti, nga e cila shënoi Marco Reus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!