Trajneri francez beson në aftësitë e mesfushorit spanjoll, nga i cili synon ta nxjerrë më të mirën në të ardhmen. Kohëve të fundit flitet vazhdimisht se Isco mund të largohet nga Real Madridi.
Viteve të fundit flitet vazhdimisht për një largim të Iscos nga Real Madridi.
E për t’i hequr të gjitha dilemat rreth së ardhmes së mesfushorit spanjoll është përkujdesur trajneri Zinedine Zidane.
Sipas të së përditshmes spanjolle “AS”, trajneri francez nuk do të heqë dorë lehtë nga futbollisti i tij.
Përfaqësuesi spanjoll ka dështuar ta tregojë veten në “Santiago Bernabeu” në vitet e fundit dhe nuk ia ka dalë ta shfaq formën e tij më të mirë as pas rikthimit të “Zizou” në Madrid në sezonin e fundit.
Megjithatë, francezi e ka në plan për ta mbajtur Iscon në ekip dhe beson se mesfushori kreativ mund ta rikthejë formën e tij të dikurshme, kur konsiderohej si njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë.
Për Iscon, kryesisht interesim kanë shfaqur klubet angleze./express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.