Skuadra e Ballkanit ka bërë rrugë të gjatë për të arritur në nivelin ku janë sot.
Ballkani pas barazimit 1:1 ndaj Feronikelit, ka siguruar finalen e madhe të DigitAlb Kupës së Kosovës.
Megjithatë, ky klub nga një qytet i vogël, Suhareka po bën revolucion në futbollin kosovar, raporton GazetaBlic Sport.
Dikur në këtë klub lojtarët paguheshin 30 euro në muaj – normalisht për shkak të nivelit ku garonin, ndërsa sot pas ngjitjes në elitë kanë përmirësuar dukshëm anën financiare pas ardhjes së kryetarit, Arsim Kabashi.
Në një ndeshje si vendas para katër vitesh, lojtarët e Ballkanit paguheshin 20 euro, për një barazim si mysafir lojtarët paguheshin 30 euro – kurse për një fitore jashtë shtëpisë lojtarët grumbullonin nga 40 euro.
Portieri i katërt i Ballkanit, Blend Bytyqi para katër vitesh ishte paguar 30 euro në muaj – por sot këto probleme janë larguar te ky klub – normalisht edhe falë punës së ish kryesisë dhe punës së ish lojtarëve të këtij klubi.
Pas përmirësimit të kushteve financiare, normalisht se janë përmirësuar edhe paraqitjet, pasi klubi ka afruar në radhët e veta disa lojtarë mjaft kualitativ dhe një trajner me përvojë siç është Ismet Munishi. Sot klubi i Ballkanit ka shkruar historinë për qytetin e tyre, pasi kanë siguruar për herë të parë finalen e madhe të DigitAlb Kupës së Kosovës.
Ballkani në finale do të përballet me Prishtinën me 29 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.