×
  • Sport
  • Sport

    Distria Krasniqi i kthehet garave

    Reporteri
    04 Nëntor 2021 | 18:42

    Pasi fitoi medaljen e artë olimpike, Distria Krasniqi do ti rikthehet tatamit, përkatësisht do të marrë pjesë në Grand Slam-in e xhudos që zhvillohet në kryeqytetin e Azerbejxhanit,Baku.

    Xhudistja kosovare duelin e parë në kategorinë -52 kg, do ta zhvilloj me xhudisten nga Japonia, Nanako Tsubone ndërsa në raundin e dytë e pret hungarezja, Reka Pupp.

    Ky do të jetë një rikthim i Krasniqit në këtë kategori pasi më parë ka garuar në -48 kg.

    Distria Krasniqi përballjen e parë do ta ketë të premtën nga ora 9:00 me kohën tonë lokale .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!