×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe dhe Lewandowski kundër mbajtjes së Kupës së Botës çdo dy vjet

    Reporteri
    28 Dhjetor 2021 | 8:59

    Kylian Mbappe dhe Robert Lewandowski kanë ngritur shqetësime rreth mbajtjes së Kupës së Botës çdo dy vjet, duke thënë se ajo do ta humbiste rëndësinë.

    FIFA ka propozuar mbajtjen e Botërorit çdo dy vjet në vend se të mbahet çdo katër vjet, raporton Gazeta Express.

    Sipas shtëpisë së futbollit botëror, mbajtja e Kupës së Botës çdo dy vjet do të sillte më shumë se 3.3 miliardë euro të hyra gjatë një periudhe katërvjeçare.

    “Kupa e Botës është Kupë e Botës. Është diçka e veçantë sepse mbahet çdo katër vjet”, tha Mbappe.

    UEFA, ligat e mëdha evropiane dhe shtëpia e futbollit të Amerikës Jugore e kanë kundërshtuar planin e FIFA-s.

    “Është gjëja më e mirë, gara më e mirë në botë. Nëse mbahet çdo dy vjet, atëherë fillon të duket normale të luash në Kupën e Botës, dua të them se kjo nuk është normale. Duhet të jetë e mahnitshme”, theksoi Mbappe i cili e fitoi Botërorin 2018 me Francën.

    Sulmuesi i Bayern Munich dhe Polonisë, Robert Lewandowski, i bëri jehonë komenteve të sulmuesit francez për këtë çështje.

    “Ne kemi shumë ndeshje çdo vit, shumë javë të vështira, jo vetëm ndeshjet por edhe përgatitjet për sezonin, përgatitjet për turnet e mëdhenj”, tha Lewandowski.

    “Nëse doni të ofroni diçka të veçantë, diçka ndryshe, kemi nevojë për pushim. Nëse e kemi Kupën e Botës çdo dy vjet, atëherë pritet që niveli i lojës së futbollistëve të bjerë. Fizikisht dhe mendërisht është e pamundur”, shtoi 33-vjeçari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!