×
  • Sport
  • Sport

    “Neymar i dehur në stërvitje”, kritikohet nga gazetarë e tifozë

    Reporteri
    22 Mars 2022 | 16:46

    Skuadra franceze, Paris Saint-Germain po e ka të vështirë të këndellet që nga ndeshja e fundit, në kuadër të Champions League nga Real Madrid si dhe humbjes 3-0 ndaj Monaco në Ligue 1, me Neymar, i cili është njëri prej më të kritikuarve.

    Ylli brazilian siç raporton gazetari Daniel Riolo, thotë se mezi stërvitet me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës, duke mbërritur pothuajse i dehur në seanca stërvitore.

    “Neymar mezi stërvit, ai arrin në një gjendje të dhimbshme, pothuajse i dehur”, tha Riolo për RMC Sport.

    “Kështu është, Neymar është në një frymë hakmarrjeje ndaj PSG-së”.

    Neymar nuk po kalon kohën më të mirë tek skuadra e PSG, kjo pasiqë në një ndeshje, pas humbjes ndaj skuadres së Madridit, ai dhe Leo Messi u fishkëllyen nga tifozët e skuadrës së Parisit, derisa i riu francez, Mbappe është duartrokitur nga të njëjtit.

    “Tifozët e PSG-së nuk bëjnë asnjë përbuzje për mashtrimet e Neymar apo dokumentarin e tij në Netflix”, shtoi ai.

    “Ne duhet të nënshkruajmë çekun e tij dhe ta lëmë të shkojë. Ai po i bën shumë dëm klubit. Lëreni të shkojë, ai po e shkatërron PSG-në”.

    Riolo gjithashtu pohoi se nuk ka pasur asnjë reagim nga klubi pas eliminimit të Champions League.

    “PSG nuk është më një klub”, vuri në dukje ai”.

    “Nuk ka asnjë fije të përbashkët, trajneri nuk ekziston më, presidenti nuk ka thënë asnjë fjalë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!