Armando Broja e kaloi pjesën e dytë të sezonit në formë huazimi me Fulhamin, pasi nuk arriti të fitojë garën për vend të titullarit në Chelsea.
Sulmuesi nuk bëri mirë në Craven Cottage, duke dhënë një asistim dhe duke mos shënuar asnjë gol në tetë paraqitje në ligë.
Duke folur për Give Me Sport, gazetari Ben Jacobs tha: “Mendoj se nuk ka gjasa që Fulham të blejë atë. Ata ishin të kujdesshëm duke mos paguar 35 milionë funte në fillim për Broja, që besoj se do të kishte qenë një rekord klubi për ta.
“Wolves u interesua, por nuk duan të japin 35 milionë euro. Crystal Palace bëri një interesim, por kurrë nuk çoi asnjë ofertë. Ata mund të humbasin disa lojtarë, natyrisht, gjatë verës dhe mund të sjellin pak para. Pra, këto janë klubet që mund ta transferojë atë”, përfundoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.