×
  • Sport
  • Sport

    9-vjeçari shpëtohet pas 156 orë nën rrënoja, ka kërkesa për futbollistin e Gallatasaray

    Reporteri
    14 Shkurt 2023 | 23:53

    Dashurinë për futbollin dhe dëshirën për të qenë sa më pranë tij nuk e zbehu dot as tërmeti që shkaktoi mijëra viktima. Semih Ince, vetëm 9 vjeç u shpëtua pas 156 orësh nën rrënoja, ndërsa kërkesa e parë mbi tokë ishte për futbollistin e zemrës.

    Nga shtrati ku merrte trajtim mjekësor, Semih i bëri një thirrje portierit uruguaian që mbron portën e Gallatasarait, të cilit i kërkoi fanellën.

    36-vjeçari kishte mësuar nëpërmjet lajmeve dëshirën e vogëlushit, teksa nuk nguroi të zhvillonte një videobisedë me të.

    “Dua fanellën tënde”, i tha vogëlushi, teksa portiere uruguaian iu përgjigj: “Po e dërgoj menjëherë”.

    Semih, të uroj shërim sa më të shpejtë. Si ndihesh, kush jam unë? Cilën skuadër mbështet? ishin pyetjet e Muslerës.

    Vogëlushi u përgjigj: “Ti je Muslera. Unë jam tifoz me Gallatasarain”.

    Biseda u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!