Interi ka mposhtur Cagliarinsi mysafirë në përballjen e vlefshme për javën e dytë të Serie A.
Ishte Lautaro Martinez që kaloi ‘Neroazzurët’ në epërsi në minutën e 25-të për 0-1 me të cilin rezultat ekipet shkuan në pushim, shkruan Reporteri.net.
Vendasit e nisën vrullshëm pjesën e dytë duke barazuar shifrat me anë të sulmuesi Zhoao Pedro.
Kjo i ‘nervozoi’ ekipin e Contes që nisi sulmet e parreshtura dhe ia arritën qëllimit për të kthyer avantazhin, falë golir të realizuar nga Lukaku i cili shënoi nga penaltia për rezultatin final 1-2.
Interi ka 6 pikë, kurse sfidën e radhës do të presin Udinezen në shtëpi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.