×
  • Sport
  • Sport

    96 klube në Champions, kjo është dëshira e klubeve të mëdha evropiane

    Reporteri
    31 Gusht 2019 | 9:29
    NYON, SWITZERLAND - July 22: A general view of the trophy ahead of the UEFA Champions League 2019/20 Third Qualifying Round draw at the UEFA headquarters, The House of European Football on July 22, 2019 in Nyon, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham - UEFA/UEFA via Getty Images)

    Klubet më të mëdha të Evropës raportohet se janë në bisedime për një propozim radikal për ndryshimin e formatit të Ligës së Kampionëve, duke propozuar zgjerimin e saj në 96 klube pjesëmarrëse.


    Sipas ndryshimeve që po diskutohen, Premierliga angleze do të përfaqësohej në Ligën e Kampionëve me gjashtë klube pasi që numri i klubeve pjesëmarrëse do të rritej në mënyra dramatike në krahasim me 32 klube që marrin pjesë tani, transmeton Gazeta Express.

    Sipas të përditshmes angleze, The Sun, klubet janë duke e shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të formatit nga tetë grupe me nga katër klube në 16 grupe me nga gjashtë klube.

    Këto ndryshime, nëse miratohen edhe nga UEFA, do të aplikoheshin qysh nga viti 2024.
    Ndryshimet do të bënin që top gjashtë klubet e Premierligës ta kenë të siguruar një vend në edicionin vijues të Ligës së Kampionëve, duke e lënë në të kaluarën kështu luftën për të hyrë në top katërshe.

    Por, klubet angleze besohet se janë kundër këto propozimi pasi që numri i madh i ndeshjeve që do të duhej të zhvilloheshin do t’ua pamundësonin atyre pjesëmarrjen në Carabao Cup.

    Në anën tjetër, gjigantët e Evropës janë duke e diskutuar edhe mundësinë e zgjerimit të kësaj gare prestigjioze evropiane në 48 klube pjesëmarrëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!