Nesër me fillim nga ora 20:45, do të zhvillohet takimi ndërmjet Çekisë dhe Kosovës, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.
‘Dardanët’ edhe pse me mungesa të mëdha, do të mundohen që në Plezen t’i marrin pikët e plota, shkruan Reporteri.net.
Padyshim mungesa më e madhe e Kosovës për këtë ndeshje do të jetë sulmuesi ‘vrastar’, Vedat Muriqi, i cili javë më parë pësoi një lëndim në këmbë, gjatë një ndeshjen me skuadrën e Fernerbahçes.
Edhe pse do të na përcjellë një ndeshje e vështirë nesër, ish-trajneri i Kosovës Albert Bunajku, takimin e ditës së mërkurë nuk e mendon edhe si të paarritshëm.
Bunjaku në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net, tregon se Kombëtarja jonë ka forcë që të luajë nesër në Çeki dhe se gjasat për një rezultat pozitiv janë të mëdha.
“Normalisht se forcë ka, por me mungesën e Vedatit zbehen disi gjasat, pasi ai e ka dëshmuar se është i fuqishëm në lojën në ajër, mirëpo Challandes mund të na befasojë, ku mund të luajë me Rashicës ose Celinën në sulm”.
“Unë besoj që këta lojtarë mund të na befasojnë dhe shpresoj që do të kualifikohemi”, përfundoi Bunjaku.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.