Barcelona dhe Liverpool sot luajnë gjysmëfinalen e dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Gjatë këtyre ditëve të fundit është diskutuar shumë për duelin ndërmjet futbollistit më të mirë të zgjedhur në Angli, Van Dijk dhe yllit të Barcelonës, Leo Messit, shkruan Reporteri.net
Temës së nxehtë të debatit për fituesin e këtij dueli iu është shtuar edhe ai që njihet për deklaratat më të “çmendura” në botë, Zlatan Ibrahimovic.
Ai ka thënë se Van Dijk do ta ndal Messin, por ai do ta ndal pas ndeshjes që ta bëjë një foto me të.
Kjo sipas Ibrahimovic, për argjentinasin do të jet vetëm një ndeshje tjetër.
Kujtojmë që Leo Messi nuk ka shënuar asnjëherë ndaj Liverpoolit në dy përballje ndaj tyre./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.