Një vendim, që qysh kur është paralajmëruar ka nxitur shumë debat, mund të merret shpejt dhe me këtë ta trazojë sërish betejën politike dhe të nxis debat në shoqëri. Është fjala për ndryshimin e lokacionit të Stadiumit Kombëtar të Futbollit, nga Drenasi në Bernicë të Prishtinës, shkruan Reporteri.
Teksa po diskutonin në ditët e para për një program bashkëqeverisës, VV dhe LDK kishin paralajmëruar se janë pajtuar që t’ia ndryshojnë vendin stadiumit, shkruan Reporteri.
Kjo gjë kishte nxitur reagim të ashpër të sidomos Partisë Demokratike të Koosvës, komunës së Drenasit dhe komunitetit sportive e analistëve. Për ata që e mbronin lokacionin e tanishëm, ishte një vendim racist e politik. Sepse sipas tyre VV dhe LDK po duan ta ‘ndëshkojnë’ Drenicën vetëm pse nuk ka përkrahur kurrë ata, dhe po duan të orientojnë projekte në komunat e tyre.
Për më tepër, thonin se është edhe dëmtim i projektit, pasi tashmë aty vetëm se janë përfunduar procedurat tenderuese dhe pritej vetëm të niste projekti. Ata e argumentonin këtë edhe me faktin se lokacionin, diku në Komoran si zgjidhje në mes të Kosovës që krijon qasje të lehtë për të gjitha komunat e Kosovës.
Por, të tjerë që e përkrahnin idenë e zhvendosjes, stadium kombëtar duhet të jetë në kryeqytet dhe se sipas tyre, vendimi i atëhershëm kishte qenë politik, vetëm e vetëm se PDK që qeveriste në atë kohë i orientonte investimet e mëdha në atë zonë, shkruan Reporteri.
Nga partitë, që tash tashmë kanë formuar Qeverinë bashkë, nuk kanë folur. Për më tepër tash kur gati po bëjnë një muaj nga fillimi i punës. Ministrja e Sportit, Vlora Dumoshi ka nisur aktivitetet por ende asgjë nuk ka ndodhur rreth stadiumit.
Reporteri ka provuar të kontaktojë me ministren Dumoshi por edhe më zëvendësin e saj, Ismet Beqiri perms telefonit, por kanë qenë të dy nuk kanë qenë të qasshëm. Ministrja sic bëhet e ditur këto ditë po qendron në Berlin në kuadër të Festivalit të Filmit ‘Berlinale’.
Siç ka biseduar Reporteri.net, me zyrtarë të lartë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e që nuk kanë dashur të identifikohen, ministria nuk mundë ta bëjë këtë hap e vetme. Sipas tyre, vendimi për ndryshim të lokacionit e merr Qeveria në mbledhjen e saj, sepse është Qeveria që e përcakton këtë.
Vendime të ndryshme që kishin për cak vendimet e mëhershme qeveritare u morën në ditët e kaluara. Disa shkarkime në diplomacinë kosovare, shkarkime të sekretarëve e bordeve kanë ngjallë përkrahje por edhe kritika. /Reporteri.net/.