×
  • Sport
  • Sport

    A do t’i ngritët një shtatore trajnerit pas kualifikimit të Kosovës në Evropian? Challandes jep përgjigjen epike

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 18:54

    Kombëtarja e Kosovës në Futboll nesër do të zhvillojë ndeshjen jetike kundër Çekisë, e cila i ndihmon ‘Dardanëve’ në rrugën për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.


    Djelmoshat e Challandes edhe pse me mungesa të mëdha, do të mundohen që në Plezen t’i marrin pikët e plota, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq, në një konferencë për media të mbajtur para një ore, Challandes foli për rëndësinë që ka kjo ndeshjen për Kosovën, ai gjithashtu përmendi edhe lëndimin e Muriqit, i cili është një problem i madh për Kombëtaren.

    Por nga e gjithë kjo, në fund të konferencës ‘shpërthyen të qeshurat’, ku një gazetar e pyeti trajnerin, se a pret që kosovarët do t’ia ndërtojnë atij një shtatore, pas kualifikimit të Kosovës në Evropian, Chellandes u përgjigj me të qeshur, “Po mendoj”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!